Thaçi: Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së po na bëjnë krenar kudo në botë

Thaçi: Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së po na bëjnë krenar kudo në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Thaçi i ka shprehur mirënjohje Gjeneralit Benjamin Correl, për ndihmën që i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në Gardën Kombëtare të shtetit Iowa në SHBA, i shpreha mirënjohje Gjeneralmajorit Benjamin Corell për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi.”

I pari i shtetit u shpreh krenar me sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në botë.

“Na bën krenar të gjithëve të shohim sukseset e pjesëtarëve të FSK-së kudo në botë. Sot i urova për sukseset e tyre katër pjesëtarë të FSK-së që po i ndjekin trajnimet në Gardën Kombëtare në Iowa.”

Shpërndaje në: