Thaçi takohet sot me Limajn në orën 11:00

Thaçi takohet sot me Limajn në orën 11:00

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të vazhdojë sot takimet me liderët e partive politike, në kuadër të konsultave për hapat e mëtutjeshëm pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Thaçi do të takojë sot kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në orën 11:00.

Presidenti Thaçi ka thënë se pas këtyre takimeve do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij, nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.

Gjatë ditës së djeshme Presidenti ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, atë të LDK-së Isa Mustafa dhe Kadri Veselin e PDK-së. /Periskopi/

Shpërndaje në: