Thaçi: Të gjitha partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, Qeveria e re të formohet sa më shpejtë

Thaçi: Të gjitha partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, Qeveria e re të formohet sa më shpejtë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili i dha të drejtë dekretit të tij që i hapë rrugë formimit të Qeverisë së re, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Kosovë dhe liderëve institucional që ta respektojnë këtë vendim, përcjell Periskopi.

“Si lider i mirë pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që I hapë rrugë formimit të Qeverisë së re. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që çdo vendim që kam ndërmarrë të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, Kjo u konfirmua me vendimin uninaim të Gjykatës Kushtetuese. U konfirmua se Kushtetuesja është institucioni më i lartë në vend. U bëj thirrje të gjitha partive politike që të zbatojnë dhe respektojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I ftoj të gjithë liderët institucional që të kemi një tranzicion të rregullt politik.  Duhet ta ruajmë rendin kushtetues”, tha Thaçi.

Thaçi tha se është shumë e rëndësishme që Qeveria e re të formohet sa më shpejtë.

“Tani duhet qe sa më parë të formohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri të re dhe efiksae”, tha Presidenti./Periskopi

Shpërndaje në: