Thaçi uron Kadarenë në 84 vjetorin e lindjes

Thaçi uron Kadarenë në 84 vjetorin e lindjes

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar në 84 vjetorin e lindjes, shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Duke e quajtur gjeni të letrave shqipe, presidenti thotë se Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik të mbarë kombit, shkruan Periskopi.

Postimi i Thaçit në Facebook

Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, prandaj është gëzim i veçantë ta uroj kolosin e letërsisë shqiptare në 84 vjetorin e lindjes. Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë. I uroj jetë të gjatë! HTH

Shpërndaje në: