Thaçi: Vuçiq pati diskurs agresiv dhe arrogant në takim

Thaçi: Vuçiq pati diskurs agresiv dhe arrogant në takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur takim jo të lehtë, takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Sipas Thaçit, ky ishte takim i fazës finale të dialogut.

Ka thënë se “mbetet sfidë jo e lehtë e Kosovës që të ballafaqohet me palën serbe”.

Ai ka thënë se duhet që skena politike e Kosovës të bashkohet e të jenë pjesë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese.

“Është mundësi e vogël për marrëveshje, por duhet të vazhdojmë. Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe delegacioni serb. Diskursi ynë ishte i argumenteve dhe anës së drejtë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar”, ka thënë Thaçi më tej.

 

Shpërndaje në: