Thanë “mos u nxehni me rrymë”: Zyra e Albin Kurtit blen 10 radiatora, s’mjaftohet me ngrohjet qendrore

Thanë “mos u nxehni me rrymë”: Zyra e Albin Kurtit blen 10 radiatora, s’mjaftohet me ngrohjet qendrore

Vjeshta veçse ka filluar të ndihet në Kosovë dhe po na vjen si të ishte dimër, duke u ulur edhe temperaturat në gjithë territorin.

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës, nga një postim i kryetarit Shpend Ahmeti, është kuptuar se tashmë ka filluar punën.

Edhe ashtu zyrtarisht më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes edhe në institucione. Njëjtë edhe në objektin e Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”.

Në këtë objekt gjendet në katin e dytë edhe Zyra e Kryeministrit dhe stafi i tij. Mirëpo, siç duket nuk po mund të mposhtin të ftohtin ngrohjet qendrore aty dhe për këtë kjo zyrë është detyruar të gjej zgjidhje tjetër.

Ata kanë hapur një tender për blerjen e 10 radiatorëve elektrikë me nga 10 brirë dhe termostat. Blerja e radiatorëve do të bëhej me procedurën e vlerës minimale./zëri/ 

Shpërndaje në: