‘The Sun’ edhe një tjetër artikull për Rita Orën: Ajo është shqiptare e Kosovës

‘The Sun’ edhe një tjetër artikull për Rita Orën: Ajo është shqiptare e Kosovës

Rita Orës i është kushtuar sërish artikull në ‘The Sun’.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po i vazhdon sukseset e shumta me muzikë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo është ndër emrat më të komentuar kudo në botë dhe kjo falë angazhimit të madh dhe punës së palodhshme drejt suksesit.

Një nga mediumet më të mëdha britanike, The Sun, ka hedhur një vështrim në historinë e jashtëzakonshme familjare të këngëtares 29-vjeçare, në një artikull të gjatë të publikuar së fundmi.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Babai i saj raportohet se ishte një pronar i pub-eve dhe më parë ka kryer studimet për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).

Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa të ngjashme duken Rita dhe mamaja e saj.

Nga vjen Rita Ora?

Rita lindi në Kosovë, nga dy prindër me prejardhje shqiptare.

Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të largoheshin nga persekutimi i zhurmshëm i luftës dhe gjenocidit serb.

Kosova ishte atëherë pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Milosevic po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u largua në Mbretërinë e bashkuar kur ajo ishte në moshën një vjeçe.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Në prill të vitit 2020, Rita u tregua e hapur për temën e “luftës ndaj persekutimit”, pasi familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që shpëtuan nga vendi gjatë një lufte dekade.

Ajo gjithashtu ka thënë se e viziton Shqipërinë sa më shpejt që mundet, madje u emërua një ambasadore nderi e Kosovës në ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita pranoi gjatë një paraqitje në “Wendy Williams ‘Show” se ajo shpesh ngatërrohet nga njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Prezantuesi i kishte thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”

Rita u përgjigj: “Të gjithë e bëjnë këtë zakonisht. Unë gjithashtu mund të jem. Por jo, unë jam shqiptare”.

Kujtojmë se emri i Rita Orës së fundmi ka qenë shumë i komentuar edhe lidhur me fotografitë që po i publikon nga pushimet në Ibiza. Herë me bikini e herë pa to, këngëtarja shqiptare është kthyer në emrat më të komentuar.
Edhe jeta e saj private ka qenë dhe vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Shpërndaje në: