The Sun: Solskjaer i pamëshirshëm në janar, ua tregon derën këtyre shtatë lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të shesë shtatë lojtarë të njohur të ekipit të parë në afatin kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq u përforcuan shumë në verë, duke transferuar emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane.

Megjithatë, klubi nga Old Trafford nuk e ka nisur më së miri sezonin, pasi po has në vështirësi në disa reparte.

Megjithëse, trajneri u Unitedit do të detyrohet të merr më të mirën me atë që ka derisa të hapet tregu i janarit, Solskjaer tashmë po bën plane për të mbledhur fondet e kërkuara për të blerë një mesfushor.

Por, për ta bërë një transferim tjetër të ri dhe të madh, Unitedi duhet të largojë disa lojtarë të cilët nuk kanë gjasa të luajnë një rol të madh në planet e tij.

Sipas mediumit britanik The Sun, shtatë lojtarë të Djajve të Kuq janë në rrezik të largohet kur të fillojë afati kalimtar dimëror.

Donny van de Beek, Jesse Lingard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë emrat me të cilët Solskjaer është i lumtur të ndahet.

Bisedimet pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm para afatit kalimtar në një përpjekje për të vendosur mbi të ardhmen e disa prej këtyre lojtarëve.

 

Shpërndaje në: