Thellohet fukarallaku i Barcelonës: Në krizë për mbijetesë, tash mposhtet edhe në Copa del Rey

Thellohet fukarallaku i Barcelonës: Në krizë për mbijetesë, tash mposhtet edhe në Copa del Rey

Sevilla ka mposhtur si nikoqire Barcelonën në krizë financiare, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Copa del Rey, me rezultat 2-0, shkruan Periskopi.

Kounde shënoi golin e epërsisë së parë dhe atë me stil, pas një vrapimi brilant individual në minutën e 25-të, shkruan Periskopi.

Për t’i hedhur krip plagës së Barcelonës që tashmë ishte e hapur, Ivan Rakitic realizoi për 2-0 në minutën e 86-të, duke ia fundosur shpresat blaugranëve për një rikthim potencial në rezultat.

E drejtë të themi se shumë lehtë Barcelona mund të mbetet pa asnjë trofe të fituar këtë sezon, pasi tashmë është eleminuar edhe nga Super Kupa e Spanjës, është shumë prapa në garën për titull në La Liga, ndërsa në Champions League do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të triumfojë, marrë parasysh konkurrencën e fortë.

Shpresa e vetme është për një rikthim në rezultat në përballjen e dytë në ‘Camp Nou’ kundër Sevillës, më 3 mars. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: