Thellohet kriza politike në Maqedoni
Shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit nuk e ka zgjidhur krizën politike dyvjeçare në Maqedoni, por përkundrazi situata është tensionuar edhe më shumë. Analistët politikë në Prishtinë e Shkup kërkojnë trysni më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare mbi faktorin politik atje, në mënyrë që kjo krizë të mos reflektojë edhe në rajon. Analistët kritikojnë edhe përçarjen e shqiptarëve, ndërsa një takim të ri të liderëve e shohin të domosdoshëm



