Thellohet përplasja e Adelina Ismailit me Arif Vladin që nisi për “Marshin e UÇK’së”

Thellohet përplasja e Adelina Ismailit me Arif Vladin që nisi për “Marshin e UÇK’së”

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, sot ka qenë në qendër të vëmendjes, kjo për shkak një fjale që i kishte thënë Arif Vladit.

Adelina Ismajli tashmë ka nisur emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’, ku fillimisht protagonistë të këtij emisioni kanë qenë figura politike, në emisionin e fundit i ftuar ka qenë Fatmir Limaj, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga e njohur e Arif Vladit ‘Marshi i Uçk-së’.

Ajo ka thënë se ky i fundit është paguar për këtë këngë, nga njo kanë vërshuar shumë komente, ku normalisht nuk ka munguar as replika e Arif Vladit.

Arif Vladi kishte thënë: “ I them kësaj Adelinës që ta publikoj kush më ka paguar, përndryshe përballemi në gjyq.”

Edhe këngëtarja nuk e ka lënë pa ia kthyer, kështu ajo ka reaguar në llogarine e saj në instagram më saktësisht në instastory duke i thënë këto:

“ Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrrës? Gjermanisë? Etj, Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni me emisionin “ Tetë –a-Tetë…” për të kuptuar se kush vërtet jëni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqën ta qnuki tash, ka përfunduar këngëtarja.

Shpërndaje në: