‘Themeluesi’ i Facebookut shpik “kuti gjumi” për gruan e tij që vuan nga pagjumësia

‘Themeluesi’ i Facebookut shpik “kuti gjumi” për gruan e tij që vuan nga pagjumësia

Drejtori Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerbergu, i ka ndërtuar një ‘kuti të fjetjes’ inovative gruas së tij Priscilla Chanit, për ta ndihmuar që të përballet me pagjumësinë.

Të dielën, themeluesi i Facebook-t e ndau shpikjen e tij në Instagram, duek shpjeguar se Chani kishte pasur “kohë të zorshme që të flinte mirë natën” që prej se ishin bërë me dy fëmijë, Maxima Chan Zuckerberg dhe August Chan Zuckerberg, më 2015 dhe 2019.

34 vjeçari shpjegoi se kutia e drunjtë ishte vendosur pranë gruas dhe e lëshonte një dritë të mugët mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit.

Drita është “mjaftueshëm e dukshme që kur ajo ta shoh do ta kuptojë se është koha e duhur që njëri prej nesh të shkojë e të merret me fëmijët.”

Meqë kutia e fjetjes nuk e tregon orën, nëse Chani zgjohet në mes të natës dhe e sheh që nuk ka kurrfarë drite, atëherë “ajo do ta dijë se mund t’ia fus gjumë pa u brengosur se sa është ora”.

Deri tash, shpikja praktike e Zuckerbergut ka punuar me sukses, ka zbuluar vetë ai në Instagram.

Shpërndaje në: