Themeluesi i Talebanëve: Është e domosdoshme t’i prejmë dorën hajdutëve

Themeluesi i Talebanëve: Është e domosdoshme t’i prejmë dorën hajdutëve

Një prej themeltarëve të Talibanëve dhe avokuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islamik [sheriatit] kur ata e sunduan së fundi Afganistanin ka deklaruar që lëvizja përsëri do të kryej ekzekutime dhe prerje të dorës, edhe pse ndoshta jo në publik.

Në një intervistë për Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi ka refuzuar të marrë parasysh zemërimin që kanë shkaktuar ekzekutimet publike që bënin Talebanët në të kaluarën, që ndonjëherë ndodhnin edhe para turmave të mëdha si nëpër stadiume, dhe i bëri thirrje botës që të mos ndërhynte në Afganistan.

“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet tona në stadium, por ne s’thamë asgjë asnjëherë për ligjet dhe ndëshkimet e tyre,” u shpreh Turabi. “Askush s’do të na thotë neve se çfarë ligje të bëjmë. Do ta ndjekim islamin.”

Prej që Talebanët morën kontrollin e Kabullit më 15 gusht dhe kapën pushtetin e plotë në vend, afganët dhe bota kanë qenë në pritje për të parë nëse do të rikrijohej sundimi i egër i fundit të viteve 1990.

Komentet e Turabit tregojnë që kjo lëvizje ka mbetur shumë konservatore dhe radikale.

Turabi, tash në të gjashtëdhjetat, ishte ministër i drejtësisë dhe kreu i së ashtuquajturës ministri e propagimit të virtytit, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Vrasësit e dënuar zakonisht ekzekutoheshin me nga një plumb në krye, që bëhej nga familja e viktimës, që kishte edhe opsionin e pranimit të “parave për gjakun” në mënyrë që ta lejonte fajtorin të jetonte.

Për hajdutët e dënuar, ndëshkimi ishte prerja e dorës. Për hajdutët e shkallës së lartë, amputohej përveç dorës edhe këmba.

“Prerja e duarve është shumë e domosdoshme për sigurinë,” u shpreh z. Turabi. /Periskopi

Shpërndaje në: