Theresa May shpërthen së qeshuri, me gjasë nga batutat e Ramës

Theresa May shpërthen së qeshuri, me gjasë nga batutat e Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në samitin e Poznan në Poloni edhe më kryeministren angleze në ikje, Theresa May.

Zyra e shtypit në kryeministri nuk dha asnjë detaj se çfarë është biseduar në këtë takim, por nga një fotografi e siguruar nga Top Channel, kryeministrja May ka shpërthyer në të qeshura bashkë me një prej anëtarëve të delegacionit që e shoqëronte.

Me sa duket shkaku është ndonjë nga batutat e Edi Ramës të cilat nuk i mungojnë edhe kur përballë ka udhëheqës perëndimorë.

Tashmë batutat therëse të Ramës si në takimet si ky me Theresa May apo edhe darkat si ato me kancelaren Merkel janë diçka e zakonshme.

Në rastin e Theresa May, e cila shquhet për ftohtësinë e saj, batuta duhet të ketë qenë e duhura për nivelin e humorit britanik.

Nëse kryeministri Rama ia ka arritur ta bëjë të qeshë hallemadhen në ikje, Theresa May, kjo do të thotë se e ka kaluar testin për të bërë së qeshuri një britanike e cila asnjëherë si kryeministre nuk u shqua për humor in si paraardhësit e saj Tony Blair apo David Cameron.

 

 

Shpërndaje në: