Theret me thikë një person në Drenas

Theret me thikë një person në Drenas

Sonte rreth orës 21:15 disa persona e kanë sulmuar me thikë një të ri nga Drenasi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Drenasit pranë kafiterisë “Bulevard”.

I plagosuri është A.Xh nga Abria e Epërme.

Sulmuesit dyshohen të jenë nga Komuna e Skenderajt thonë burimet e indeksonline.

Njërin prej sulmuesve Policia ka arritur ta arrestoj në vendin e ngjarjes.

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë për të marr informacione në lidhje me rastin, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

Periskopi do ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.

Shpërndaje në: