Theri me thikë një person në Ferizaj, arrestohet 31 vjeçari

Periskopi.com Lajme

Është arrestuar i dyshuari që ka therur me thikë një person pak ditë më parë në Ferizaj.

Policia bën me dije se pas hetimeve intensive, mbledhjes së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisē, dje me datën 08.06.2022 rreth orës 21:00 ka arrestuar të dyshuarin me iniciale Y.R i moshës 31 vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Me datën 04.06.2022 rreth orës 12:40 në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupur, ku personi me inicialet Sh.S (M/K) i moshës 35 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore ( therje me thikë) nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar ” Lëmdim i rëndë trupor”. Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari ndalet për 48 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Vrasja e mbetur në tentativë”, për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.