Therja në pompë benzine: Arrestohet rioshi që e bëri gjëmën në Kaçanik

Therja në pompë benzine: Arrestohet rioshi që e bëri gjëmën në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar popullin që e ka arrestuar një person në fshatin Vatë të komunës së Kaçanikut pasi kishte therur me thikë një person tjetër.

I dyshuari është vetëm 22 vjeçar me inicialet F.N.

Ai dyshohet se të premten në ora 12:25 të pasdites në afërsi të një pompe të benzinës e ka sulmuar me thikë viktimën T.D. të moshës 30 vjeçare.

T.D.-ja ma marrë lëndimeve të rënda në kraharor dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell Periskopi.

“I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore. Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident”, thuhet në njoftimin e plotë.

Nuk besohet që rasti të lidhet me krizën energjetike. Kujtojmë që shumë punëtorë të pompave të benzinës janë sulmuar në Evropë, kryesisht në Britani të Madhe. /Periskopi

Shpërndaje në: