Thërret Gjilani moj Kostarikë: Pse Presidentes ia pezulloi turin nëpër komuna, Amerika Latine?

Thërret Gjilani moj Kostarikë: Pse Presidentes ia pezulloi turin nëpër komuna, Amerika Latine?

Vizitat e paralajmëruara të presidentes Vjosa Osmani në Amerikën Latine, Panama, ishin një befasi – fillimisht. Periskopi në një prej editorialeve të tij, lidhur më këto lloj vizitash, shkroi pak më gjatë në tekstin me titull: Presidentja në Panama. Shumë mirë – por, pse? Kështu, presidentja la në gjysmë turin e saj nëpër komunat e Kosovës…

“Faleminderit, Mitrovicë. Shihemi në komunën e radhës!”. Kështu shkroi presidentja Vjosa Osmani, në një prej vizitave në komunën e Mitrovicës, bërë më 14 prill 2022.

Vizita në Mitrovicë, erdhi pas vizitës që Presidentja bëri fillimisht në Gjilan.

“Ka një kohë që i kemi planifikuar vizitat tona nëpër komuna të ndryshme…”, deklaronte presidentja teksa publikoi video rrugës për në Gjilan.

Por, pas Mitrovicës dhe Gjilanit, presidentja më duket se nuk pati kohë për komuna. Ajo fillimisht ishte në ShBA (në varrimin e znj.Albright), e më pas, vazhdoi udhëtimet në vendet e Amerikës Latine – ku është qe disa ditë.

Disa prej aktiviteteve të saj, si fillimisht në Panama – në vendin e largët nga Kosova, Presidentja përuroi mesatarë të Nënës Terezë.

Më pas, Presidentja ka vazhduar takime të tjera nëpër vendet e Amerikës Latine: Kostarikë, Parlatino, etj.

Lidhur me këto vizita të presidentes, profesori dhe filozofi Blerim Latifi, në një prej shkrimeve në Facebook, kjo nuk quhet diplomaci.

“Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero.  Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka”, shkroi Latifi.

Ndërkohë, ne besojmë që pas kthimit të Presidentes nga Amerika Latine, do të vazhdojnë vizitat nëpër komunat e Kosovës.

 

 

 

 

Shpërndaje në: