Thërret Leposaviqi o Zveçan: Vazhdion aksioni policor, tensione në Zveçan

Thërret Leposaviqi o Zveçan: Vazhdion aksioni policor, tensione në Zveçan

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.

Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveçan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës.

Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës.

Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: