Theu dorën, Sky Sport tregon sa do të mungojë Gjimshiti

Theu dorën, Sky Sport tregon sa do të mungojë Gjimshiti

Kombëtarja ‘Kuqezi’ triumfoi dje ndaj Hungarisë me rezultat 1-0.

Golin për Shqipërinë e shënoi Armando Broja.

Kjo fitore i siguroi pikën e 15-të Kombëtares së Shqipërisë, duke e konfirmuar vendin e dytë në grupin I, derisa në vendin e parë gjendet Anglia me 19 pikë, ndërsa Polonia e treta me 14 pikë.

Megjithatë, Kombëtarja shqiptare mori një lajm të keq, pasi mbrojtësi Berat Gjimshiti pasi theu dorën dhe sipas Sky Sports pritet të qëndrojë reth një muaj larg fushave.

Shpërndaje në: