Thiago pyetet për thashethemet që e lidhin me Barcën: Jam i fokusuar në detyrën time me Liverpool

Thiago pyetet për thashethemet që e lidhin me Barcën: Jam i fokusuar në detyrën time me Liverpool

Thiago Alcantara është në mesin e lojtarëve më të përfolur së fundmi, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Mesfushori spanjoll i Liverpool, Thiago Alcantara, lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, pas ardhjes së Xavi Hernandez në stolin katalan.

Megjithatë, lojtari nuk është aspak i shqetësuar për thashethemet që dalin nëpër medie, duke thënë se fokusi i tij i vetëm është suksesi me Liverpool.

“Unë luaj futboll. Unë nuk shqetësohem për thashethemet”, ka thënë Thiago, transmeton Periskopi.

“Unë fokusohem në detyrën time që kam për skuadrën time, kontratën që kam dhe aventurën e re në Premier League, duke tentuar  të fitoj të gjithë trofetë që mundem”, shtoi mes tjerash ai.

Thiago Alcantara ka luajtur vite më parë te Barcelona, para se të kalonte te Bayern Munich, nga ku më pas zgjodhi Liverpoolin./ Periskopi/

Shpërndaje në: