Thiago Silva: Kur dëgjova për transferimin e Ramos te PSG u mërzita shumë

Thiago Silva: Kur dëgjova për transferimin e Ramos te PSG u mërzita shumë

Thiago Silva është ndjerë i mërzitur pas transferimit të Sergio Ramos te skuadra e Paris Saint Germain.

Braziliani ka bërë të ditur se nuk ka folur akoma me askënd për këtë gjë, por ka shprehur ndjenjat e tij për ‘ESPN Brazil’.

Silva largohej nga PSG me arsyetimin e moshës, dhe kjo e ka bërë të jetë i mërzitur, pasi Ramos ishte në moshën e njëjtë kur kaloi te PSG, sikur Silva kur largohej.

“Nuk kam asgjë kundër Ramos, por Sergio, në kohën kur iu ofrua kontrata dy vjeçare ishte i së njëjtës moshë sikur unë vitin e kaluar”, ka thënë Silva, transmeton Periskopi.

“Kjo më bëri të mërzitem. Nuk kam folur me askënd, sepse më bëri të mërzitem, ndihesha sikur s’kam bërë asgjë për klubin”, shtoi braziliani.

Largimi nga PSG nuk ishte i keq për Thiago Silva, pasi mbrojtësi fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsea, porsa u largua nga Parisi. /Periskopi/

Shpërndaje në: