Thikë pas shpine: De Biasi u fut në dhomën e hotelit të kosovarëve për ta bindur Celinën të vishet kuqezi

Thikë pas shpine: De Biasi u fut në dhomën e hotelit të kosovarëve për ta bindur Celinën të vishet kuqezi

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka zbuluar storien sensacionale se si ish-trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Gianni De Biasi ishte futur në dhomën e hotelit të futbollistëve kosovarë duke u kërkuar që të ndërronin Kombëtaren.

E krejt kjo kishte ndodhur gjatë ndeshjes “vëllazërore” mes Kosovës dhe Shqipërisë që u luajt në Prishtinë në vitin 2015.

Në një intervistë për “Reporteri”, Bunjaki ka treguar se De Biasi bëri lojëra të pista gjatë qëndrimit në hotelin “Emerald”.

“Ne vendosëm me lujtë një lojë miqësore me Shqipërinë ka qenë nëntor 2015, një lojë vëllazërore, edhe ne ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer,” ka thënë Bunjaki.

“Çka nuk më ka pëlqy është se në mbrëmje ka pas aktivitete prej dy trajnerëve [De Biassi e Tramezani] kanë shku në dhoma te lojtarëve të Kosovës dhe janë mundu që me i bind lojtarët e Kosovës me ardh me lujt për Shqipërinë.

“Dmth ajo nuk më ka pëlqy se ne ishim ne fazën e krijimit të gurëve kryesorë për me i vendos që me kriju një Kombëtare, përderisa Shqipëria dmth jo që e ka kriju temelin, por e ndërtojë katin e parë e me kualifikime për mendimin tem ishte kati i dytë, une me i ndihmu i ndihmojë edhe katin e tretë le ta qet, mirëpo meqenëse une e kisha detyrë qe me kriju për mu ka qenë e rëndësishme që Bersant Celinën, Hekuran Kryeziun apo lojtarët që kanë qenë të asaj kohe.

“Po, De Biassi ka tentu me i bind me ardh ne Shqipëri edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mu ka qenë pak e rëndë,” përfundoi Bunjaki. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: