Thirrja e sociologut shqiptar: Të legalizohet prostitucioni

Thirrja e sociologut shqiptar: Të legalizohet prostitucioni

Sociologu Gëzim Tushi u shpreh pro legalizimit të prostitucionit.

Ai tha për Euronews Albania se që prej debatit të parë për këtë çështje në vitin 2004, ka pasur të njëjtin qëndrim.

“Revolucioni sekusual te ne ka filluar vonë, pas viteve 90’, te të tjerët kanë filluar që në vitet 70’, është zhvilluar goxha, por po ecën keq,” – tha sociologu.

“Ka një përplasje të kornizave morale. Kur një çështje ka marrë rrugën e caktuar është e kotë të rezistosh,” – shtoi ai.

Sipas Tushit nuk janë vetëm qendrat e masazheve “fole” prostitucioni, por në mbarë Shqipërinë, hotele e motele të ndryshme ku ofrohen këto shërbime.

Shpërndaje në: