“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” – ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” – ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

Real Madridi humbi nga Barcelona me rezultat 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit, por historia kryesore është sjellja e mbretërve ndaj gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea. 

Para ndeshjes, kampioni aktual i Spanjës dhe i Evropës ka publikuar një video me vendimet e gjyqtarëve ku pretendohet se janë në favor të Barcelonës.  

De Burgos Bengoetxea më pas bëri një paraqitje publike emocionale, duke zbuluar se djali i tij po ngacmohej në shkollë për shkak të videos së Real Madridit. 

Ky gjyqtar e mbylli ndeshje duke iu dhënë tre karton të kuq lojtarëve të Real Madridit. 

Pasi ndeshja përfundoi në kohën shtesë, Jude Bellingham u përjashtua nga gjyqtari duke i treguar kartonin e dytë të verdhë për afrimin agresiv ndaj tij pas fishkëllimës së fundit.  

Ai u tregoi karton të kuq edhe dy lojtarëve të tjerë të Real Madridit, të cilët u zëvendësuan më herët. Antonio Rudiger e mori atë për hedhjen e akullit ndaj gjyqtarit dhe Lucas Vázquez për protestën në fushë. 

Më pas është shfaqur një video gjatë pjesës së parë të ndeshjes në tunelin e stadiumit. Aty shfaqet Jude Bellingham duke i thënë kapitenit Lucas Vázquez, që të flas me gjyqtarin.  

“Thuaji se gjithçka po shkon në favor të Barcelonës! Çdo situatë 50:50 gjykohet për ta!”, thotë anglezi. 


Vázquez e largon atë nga gjyqtarët. Spanjollët në rrjetet sociale pretendojnë se Rüdiger i tha: “Jude, ata të dëgjojnë”.

Shpërndaje në: