Thyhet rekordi i shikueshmërisë në Francë me debutimin e Messit në Ligue 1

Thyhet rekordi i shikueshmërisë në Francë me debutimin e Messit në Ligue 1

Më në fund, Lionel Messi debutoi për Paris Saint-Germainin mbrëmë.

Plot 10.5 milionë shikues u kyçën për ta parë fitoren rutinore të PSG-së kundër Reimsit, duke thyer një rekord të shikueshmërisë në Ligue 1.

Përtej kufijve në Spanjë, kjo ndeshje theu rekordin si ndeshja më e shikuar ndonjëherë në Francë, sipas gazetës prestigjioze franceze ‘L’Equipe’.

Transferimi i Messit mund të jetë pikërisht ajo që i duhej futbollit në Francë.

Në fakt, së fundmi Ligue 1 kishte mbetur prapa Primeira Ligës portugeze në renditjen e koeficientit të UEFA-s, që nënkupton se teknikisht Ligue 1 nuk përfshihet më në top pesë ligat evropiane.

Edhe pse ardhja e Messit do të kontribojë fare pak në ngritjen e kompetitivitetit në division, prezenca e tij në kryeqytetin francez do të jetë një shtytje e madhe për ligën. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: