‘Ti s’e din çka është lufta. Ti je hy në Kosovë, pas NATO’s” – Thaçi e Beqa kapen keq me Qunin për luftën

‘Ti s’e din çka është lufta. Ti je hy në Kosovë, pas NATO’s” – Thaçi e Beqa kapen keq me Qunin për luftën

Në Komisionin Hetimor për gylenistët e deportuar nga Kosova në Turqi ka eskaluar debati mes deputetëve – raporton Periskopi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka bërë debat me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin për luftën e vitit 2019.

“Ti s’e din çka është lufta, se s’je kanë këtu hiç. Ti ke gjuajt prej Shqipërisë atje. Ti as vjet nuk ki sa kom veprime në luftë unë”, i ka thënë  Beqa Qunit.

Tutje. Qunit për luftën i ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Ti ke hyrë në Kosovë, masi ka hyrë NATO këtu. Mos u djerësit me fol për luftë hiç, se as që ke qenë këtu. Ti edhe kur ke ardh, e ke pas shpinën e sigurume. Ti asnjë ditë luftë nuk e ke në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

“Unë nuk dua të flas për luftë se ka pasur njerëz që nuk kanë hëngër bukë tri ditë, e në anën tjetër ka pasur njerëz që kanë marrë mëditje, siç ka qenë Quni”, ka thënë tutje deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa.

Të gjitha këto i ka mohuar Quni, i cili ka kërkuar që debati të vazhdojë për temën që është thirrur sot. /PERISKOPI

Shpërndaje në: