“T’i shohim shqiponjat duke fluturuar”, James Banks pasi mori postin e menaxherit të ekipit shqiptar Bad News Eagles

“T’i shohim shqiponjat duke fluturuar”, James Banks pasi mori postin e menaxherit të ekipit shqiptar Bad News Eagles

Bad News Eagles na ka njoftuar për bashkëpunimin me emrin e njohur të CS:GO, James Banks, i cili do të jetë menaxheri i tyre.

James Banks nga Britaniasi është intervistuesi dhe ndër analistët më të njohur të këtij kompeticioni, shkruan Periskopi.

Banks që nga fillimi ka përkrahur ekipin shqiptar Bad News Eagles përmes posteve të tij në rrjetet sociale, por siç duket Banks është shprehur i gatshëm ta ndihmoj ekipin edhe më gjerë, duke marrë në dorë punën e menaxhimit të ekipit, të cilët ende nuk janë pjesë e ndonjë organizate, dhe pas kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO , flitet se kanë marrë shumë oferta nga organizata të ndryshme.

Pas zyrtarizimit si menaxher i “BNE” ka reaguar edhe James Banks ku mes tjerash tha “le t’i shohim shqiponjat të fluturojnë”.

“Kam shumë dashuri dhe respekt për ekipin @_badnewseagles. Unë po vij për t’i ndihmuar me strukturën  e gjetjen e organizatës së duhur për t’i mbështetur. Unë dua që ata të fokusohen në lojë dhe nuk do të marr asgjë nga ekipi për punën time. Le t’i shohim shqiponjat të fluturojnë”, tha ai.

Shpërndaje në: