Tifozët e Juves të revoltuar me Szczesny, Allegri i del në mbrojtje

Tifozët e Juves të revoltuar me Szczesny, Allegri i del në mbrojtje

Portieri i Juventus nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme te skuadra nga ‘Allianz Stadium’.

Wojciech Szczesny ishte titullar në ndeshjen e Juventus ndaj Udinese, por jo gjithçka shkoi më së miri për të.

Dy gabime të tij ishin shkaku kryesor për barazimin 2:2 të Juventus, dhe tifozët nuk e kanë pritur mirë këtë.

Tifozët e Juventus kanë shprehur mllefin e tyre ndaj portieri, megjithatë trajneri Maxi Allegri i ka dalë në mbrojtje atij.

“Szczesny është portier i shkëlqyer, ai nuk bëri gabime teknike. Ne duhet të kuptonim momentin dhe të mos kishim turp ta gjuanim topin jashtë vijave”, ka thënë Allegri, transmeton Periskopi.

Trajneri ka marrë kësisoj përsipër fajin e portierit për ta ndarë me gjithë skuadrën. Juve e nisi me hap fals sezonin e ri në Serie A, por kishte shenja të mira në lojën e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: