Tifozët e West Hamit të nervozuar me Lingard – Shikoni se çfarë i bëjnë atij te këndi i fushës

Tifozët e West Hamit të nervozuar me Lingard – Shikoni se çfarë i bëjnë atij te këndi i fushës

Tifozët e West Hamit hodhën para fallco në drejtim të Jesse Lingard pasi lojtari vendosi të nënshkruajë për Nottingham Forest e jo me ta.

Lingard ishte një agjent i lirë në fund të sezonit të kaluar pasi kontrata e tij me Manchester United përfundoi. Një ofertë për t’u rikthyer në stadiumin e Londrës ishte në tryezë për mesfushorin pasi ai pati një periudhë të suksesshme huazimi gjatë sezonit 20/21, shkruan Periskopi.

Megjithatë, ai vendosi se lëvizja më e mirë për të të ishte Nottingham Forest, duke shkaktuar zemërim brenda tifozëve të West Hamit.

Besnikët e Hammers e cilësuan lëvizjen e Lingard në Forest si të motivuar për para.

Gjatë ndeshjes mes dy skuadrave, tifozët e West Ham hodhën para fallco në fushë kur Lingard u afrua për të gjuajtur një goditje nga këndi.

Shikoni momentin:

Shpërndaje në: