Tifozët grekë shkojnë për tu përleshur me ‘Dardanët’ – Policia ndërhyn për ta qetësuar situatën

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive, shkruan Gazeta Express.

Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

Pas përfundimit të pjesës së parë ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

VIDEO