Tifozët italianë për incidentet në Tiranë: Janë absolutisht normale

Tifozët italianë për incidentet në Tiranë: Janë absolutisht normale

Mijëra tifozë italianë kanë zbarkuar sot në portin e Durrësit, për të ndjekur nga afër skuadrën e Romës, e cila përballet me Feyenoordin për trofeun e Ligës së Konferencës.

Mbrëmë u raportua se kishte pasur incidente dhe përplasje mes tifozërish në rrugët e Tiranës, ndërsa sot 80 prej tyre janë kthyer mbrapsht në Itali.

Ndërkaq, disa prej tifozëve italianë që kanë arritur sot në Portin e Durrësit kanë komentuar për trazirat e shkaktuara mbrëmë në Tiranë, ku ato i cilësuan gjëra normale, raporton “TopChannel”.

“Absolutisht janë normale, duhet ndalur dhuna por është edhe pjesë e lojës, shpresojmë të mos lëndohet askush dhe të jenë të gjithë të qetë”, shprehen ata për mediat.

Videon e gjeni këtu!

Shpërndaje në: