Tifozët kërkojnë shkarkimin, ja si përgjigjet Sarri

Tifozët kërkojnë shkarkimin, ja si përgjigjet Sarri

Chelsea pësoi një tjetër disfatë skandaloze nga Manchester United në ‘Stamford Bridge’, duke u mposhtur 0-2 në kuadër të FA Cup.

Përveç që humbi ndeshje, ‘Blutë’ nuk u treguan asnjëherë të rrezikshëm para portës së David De Gea për plotë 90 minuta, duke shfaqur problemet e mëdha që ka skuadra në këtë pikë të sezonit.

Fajtori padyshim mbetet trajneri Maurizio Sarri, i cili po mundohet të aplikoj një lojë me pasime të shumta, por që deri tani nuk ka dhënë aspak fryt dhe ka sjellur dështime të shumta, përcjell Periskopi.

Image result for Fans wants Sarri sacked

Menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme, tifozët e Chelsea kanë shpërthyer me kritika kundrejt trajnerit italian, duke e kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Por deklarata e ish-trajnerit të Napolit ka thumbuar jashtëzakonisht shumë tifozët.

”Mua më intereson rezultati dhe jo mendimi i tifozëve”, tha shkurt Sarri. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: