Tifozët serbë në kufi me Kosovën: Për Zvezdën shkojmë edhe në Mars nëse është nevoja

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e paralajmëruar për sot në mes ekipit futbollistik nga Serbia “Cërvena Zvezda” dhe atij “Trepça” nga Mitrovica Veriore nuk do të mbahet, shkruan Periskopi.

Policia e Kosovës ka ndaluar futbollistët e ekipit serb “Crvena Zvezda” të futen në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, tifozët e Crvena Zvezdës janë kthyer mbrapshtë nga pika kufitare e Jarinjës, përmes së cilës ia kishin mësyrë Kosovës për ta mbështetur ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen ndaj Trepçës serbe, e vlefshme për Kupën e Serbisë.

Ndërkohë, e shfaqën një parullë me mbishkrimin “Edhe në Mars nëse ka nevojë”, duke konfirmuar se do të shkojnë kudo prapa ekipit serb.

Sidoqoftë, ata u kthyen mbrapshtë prej nga kishin ardhur me kokën ulur, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës nuk u lejua nga Policia e Kosovës të futej as kontingjenti i Crvena Zvezdës, që nënkupton se ndeshja me Trepçën serbe është anuluar.

/Periskopi/

Shpërndaje në: