Tifozët i urojnë mirëseardhje Diego Costës, afër dy milionë komente vetëm në një fotografi

Tifozët i urojnë mirëseardhje Diego Costës, afër dy milionë komente vetëm në një fotografi

Një gjë tejet e pazakontë ka ndodhur me sulmuesin spanjoll, Diego Costa.

Reprezentuesi i Spanjës ka pëlqyer një foto në Instagram të skuadrës turke Besiktas.

Kaq ka mjaftuar që në profilin e tij të futën miliona tifozë të klubit turk duke i uruar mirëseardhje.

Tifozët turk e kanë ‘bombarduar’ në fotografinë e fundit të Costas, duke i komentuar mbi 1,800,000 herë, transmeton Telegrafi.

Komentet më të shpeshta ishin ‘Mirë se vjen në Besiktas Diego Costa’.

Foto e anëtarit të Chelseat është bërë hit në rrjetet sociale pasi shumë faqe të ndryshme sportive e kanë shpërndarë atë, shkruan Telegrafi.

Komentet e shumta i kanë befasuar të gjithë, ndërsa mbetet të shihet nëse Costa do të bindet nga lutjet e tifozëve dhe do të transferohet në Besiktas.

Kujtojmë që Costa ka paralajmëruar largimin nga Chelsea pasi nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.

 

Shpërndaje në: