Tifozët ‘zyrtarë’ të Kosovës: Kush janë “Dardanët” dhe pse ata mund t’i shikojnë ndeshjet e ju jo?

Tifozët ‘zyrtarë’ të Kosovës: Kush janë “Dardanët” dhe pse ata mund t’i shikojnë ndeshjet e ju jo?

Vetëm tifozët e vetëquajtur “Dardanët” mund ta shikojnë ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë që zhvillohet të dielen më 5 shtator. Por, kush janë këta tifozë?

Nuk ka asnjë indikacion se “Dardanët” janë pjesë e ombrellës zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, e megjithatë relacioni i tyre duket shumë zyrtar.

Më 27 gusht të vitit 2019, pra para dy viteve, ky tifogrup u bë me “shtëpi të vet” dhe për një gjë të tillë njoftoi edhe Federata jonë e futbollit.

Kjo shtëpi do të shërbente si “vend-takim për tifozët e këtij grupi dhe jo vetëm” – shkruhej nga FFK.

Por, a është ky tifogrup zyrtar dhe si ka arritur të bëhet prioritar në raport me tifo-grupet e tjera?

“Dardanët” vazhdimisht ishin të favorizueshëm në raport me tifozëritë e tjera në Kosovë, apo edhe individët e caktuar.

Ky tifo-grup nuk ka ndonjë faqe në Facebook apo ndonjë faqe të caktuar në Internet ku do të tregonte për shtrirjen e saj organizative.

Ajo që dihet për tifozët në fjalë është se kryetar i saj është Lulzim Berisha. Nuk dihet nëse ai është zgjedhur me votë apo në ndonjë formë tjetër nga anëtarët e këtij tifo-grupi.

Pjesë e tifo-grupit të mistershëm “Dardanët” janë edhe personalitete të estradës por edhe zyrtarë shtetërorë. /Periskopi

Shpërndaje në: