Tifozi e lut Perezin të mos e transferojë Kylian Mbappen në të ardhmen (VIDEO)

Tifozi e lut Perezin të mos e transferojë Kylian Mbappen në të ardhmen (VIDEO)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, u tall me vendimin e Kylian Mbappe për të refuzuar ofertën e klubit mbretëror dhe për të vazhduar kontratën e tij me Paris Saint-Germain.

Duke u përshëndetur me fansat dhe duke i dhënë një autograf një prej tyre, Perez mori një kërkesë për të ndaluar përpjekjet për të blerë Kylian Mapappe në të ardhmen.

Në përgjigje, presidenti i kampionëve spanjollë siguroi se francezi ndoshta është penduar tashmë për zgjedhjen e tij.

“I gjori, ndoshta u pendua deri tani për këtë”, i tha Perez një tifozi të Realit.

Shpërndaje në: