Tifozi e ndejk me biçikletë Guardiolën për një fotografi, ai ik me vrap i frikësuar

Tifozi e ndejk me biçikletë Guardiolën për një fotografi, ai ik me vrap i frikësuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dukej i frikësuar derisa një fans i tij e ndoqi atë për një fotografi.

Guardiola kishte dalë për një xhiro me biçikletën e tij, kur një i pa njohur filloi ta ndiqte atë për një fotografi, mirëpo duket se tekniku spanjoll e kishte keqkuptuar atë, pasi që ai u pa i frikësuar kur vendosi të shikonte se kush po e ndiqte.

Rrugët e Anglisë janë të mbushura me tifozë të Guardiolas, teksa shumë kush do ta kishte ëndërr një fotografi me të.

Guardiola ka marrë drejtimin e Cityt nga viti 2016, derisa ka arritur të shpallet katër herë Kampionë i Anglisë.

VIDEO

Shpërndaje në: