TikTok po teston veçorinë për historinë e përmbajtjeve

TikTok po teston veçorinë për historinë e përmbajtjeve

Nuk mund ta gjeni videon në TikTok të cilën e keni parë, por keni harruar ta ‘pëlqeni’?

Epo, një lajm i mirë: aplikacioni mund të jetë gati të aplikojë një veçori të “historisë së shikimit” të stilit YouTube për t’u siguruar që të mos humbisni gjurmët e videove që shikoni.

TikTok duket se po teston idenë për disa përdorues duke i lejuar ata të gjejnë video nga faqja e tyre ‘For You’ që nuk patën mundësi t’i ruanin, transmeton Telegrafi.

Në fund të fundit, gjetja e një TikTok që keni harruar ta ruani mund të jetë pothuajse e pamundur me rrjedhën e vazhdueshme të përmbajtjes së aplikacionit.

Rifreskimi aksidental i faqes tuaj ‘For You’ mund të nënkuptojë humbjen e asaj recete të përsosur që mund të betoheni se mund të ndryshojë jetën tënde.

Shpërndaje në: