TikTok refuzon ofertën e Microsoft, i lëshohet rruga e fitores kompanisë që shet databaza

TikTok refuzon ofertën e Microsoft, i lëshohet rruga e fitores kompanisë që shet databaza

Microsofti ka thënë se oferta e saj për të blerë operacionet amerikane të aplikacionit tepër popullor TikTok është refuzuar, duke i lëshuar vend kompanisë Oracle që të bëj ofertën e fundit.

Presidenti amerikan Donald Trump dha 15 shtatorin si afatin e fundit për kompaninë kineze që të shitej apo të mbyllje.

Administrata Trump pretendon se TikTok dhe aplikacionet e tjera kineze përbëjnë kërcënime për sigurinë amerikane, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Microsoft dhe Oracle udhëheqnin garën për të bëlerë TikTok-un nga firma kineze ByteDance.

The Wall Street Journal dhe Reuters kanë raportuar që Oracele, që shet databaza teknologjike dhe sisteme cloud-i te bizneset, kishte fituar luftën, duek cituar burime të afërta në lidhje me çështjen.

Raportimet e hershme kanë thënë se Oracle po konsideronte seriozisht të bline bizneset e TikTok-ut në ShBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. /Periskopi

Shpërndaje në: