Tirana e fiton derbin ndaj Partizanit

Periskopi.com Sporti

Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Derbi u ndal që në start, kjo për shkak se flakadanët e hedhur nga tifozët në fushë e bën të pamundur të zhvillohej ndeshja.

Në minutën e 45’+2′, ndeshja u ndal shkaku i tensioneve mes futbollistëve dhe kishte penallti për Tiranën.

 

Ishte Vesel Limaj ai që e ekzekutoi saktë penalltinë dhe kaloi në avantazh Tiranën, për të qenë pastaj ky goli i fitores pasi pjesa e dytë nuk solli gola.

90’+5 – Najdovski ndali me faull kundërshtarin dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.

Kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.

Pas kësaj fitoreje, Tirana gjendet në pozitën e parë me 14 pikë, ndërsa Partizani në pozitën e 8 me 4 pikë.