“Tirana pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro në ditë nga Sunny Hill”

“Tirana pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro në ditë nga Sunny Hill”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur i entuziazmuar që festivali “Sunny Hill” nga Prishtina vendosi të zhvendoset në Tiranë.

Veliaj bëri të ditur lokacionin se ku do të mbahet festivali, e që do të jetë te fushat përreth Liqenit artificial të Tiranës.

Ai tha poashtu se nga organizimi i “Sunny Hill” pret që Tirana të përfitojë diku rreth 50 milionë euro.

“Ato 20 milionë euro që ekonomia e Tiranës i gjeneron në ditë normale pres që t’i dyfishojë në ditët e festivalit “Sunny Hill”, unë parashikoj që do të kemi një injeksion ekonomik kur mendoj vaktet, hotelet, taksitë, pra është një zinxhir ekonomik patjetër rreth 40-50 milionë shtesë në Tiranë”, tha ai.

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dje njoftuan se pas zvarritjeve në përgjigje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së festivalit vendosën që edicionin e sivjetëm ta mbajnë në Tiranë.

Shpërndaje në: