Tiranë: Dy të rinj rrëmbejnë vajzën, tentojnë ta përdhunojnë

Tiranë: Dy të rinj rrëmbejnë vajzën, tentojnë ta përdhunojnë

Ngjarja ndodhi ditën e Krishtlindjeve.

Burimet e policisë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, bëjnë me dije për një ngjarje që ka ndodhur më datë 25.12.2016, ditën e Krishtlindjes, në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë, shkruan Lapsi.al.

Mësohet se shtetasit A.B dhe H.T, përkatësisht 26 e 25 vjeçarë, me banim në Laç, dyshohet se kanë qenë me mjetin tip “Volksvagen”, me të cilin kanë marrë dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me shtetasen F.L, 22 vjeçare, banuese në Tiranë, pa pëlqimin e saj.

Kjo e fundit ka arritur të shpëtojë prej tyre dhe ka bërë më pas denoncimin në Polici

Shpërndaje në: