Tjetër fitore e LDK’së mbi VV’në: Shtatë ankesat e Lidhjes i kushtojnë rreth 10 mijë euro VV’së

Tjetër fitore e LDK’së mbi VV’në: Shtatë ankesat e Lidhjes i kushtojnë rreth 10 mijë euro VV’së

Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP)  ka shqiptuar dënim për subjektin politik, Lëvizja Vetvendosje për thyrjes së heshtjes zgjedhore, shkruan  Periskopi.

Zyrtari ligjor i LDK Donat Lushaku, në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ky subjekt është dënuar me 9.700 euro.

Lushaku ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dërguar shtatë ankesa në PZAP, ku të gjitha janë aprovuar.

Vlen të theksohet se katër raste ua kanë refuzuar VV’së ankesat në raport me LDK’në.

Ndër të tjera është dënuar edhe kryeministri Albin Kurti me 5.100 euro

Postimi:

 

Shpërndaje në: