Tjetër humbje për Putinin, vritet gjenerali Rezantsev

Tjetër humbje për Putinin, vritet gjenerali Rezantsev

Rusia ka humbur edhe një nga gjeneralët e saj në luftën në Ukrainë, kanë bërë të ditur burimet nga ushtria e Ukrainës, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Gjeneral Lejtnant, Yakov Rezantsev, 48-vjeçar, komandant i armatës së 49-të nga divizioni i armëve të kombinuara, u bë gjenerali i pestë që u vra si pasojë e një sulmi nga forcat e armatosura të Ukrainës, thanë burimet nga Kievi.

Vdekja e gjeneralit e çon numrin në 15 të komandantëve rusë të vrarë për një muaj që nga fillimi i luftës, teksa forcat pushtuese të Putinit po përballen me humbje të mëdha ndaj forcave mbrojtëse të Ukrainës.

 

Shpërndaje në: