Tjetër sezon, tjetër paraqitje spektakolare nga Messi: Argjentinasi sonte theu rekord tjetër – ja për çfarë bëhet fjalë

Tjetër sezon, tjetër paraqitje spektakolare nga Messi: Argjentinasi sonte theu rekord tjetër – ja për çfarë bëhet fjalë

Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në 16 edicione radhazi.

Ylli argjentinas arriti që të shënonte në minutën e 27-të nga penalltia për Barcelonën përballë Ferencvaros.

Ylli argjentinas me këtë gol, ka arritur të bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në 16 sezone radhazi në garën më të madhe për klube në Evropë.

Messi po vazhdon të thyejë rekorde edhe si 33-vjeçar, e që duket se magjia e tij është edhe në këtë edicion.

Kujtojmë se Barcelona është duke fituar 2-0 kundër Ferencvarosit, gjersa golashënues ishte Ansu Fati (42’).

Shpërndaje në: