Tjetër stadium me standarde evropiane planifikohet në Kosovë, kësaj radhe në Ferizaj

Periskopi.com Sporti

Qyteti i Ferizajt do të bëhet më stadium të ri të futbollit, i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta moderne.

Kështu të paktën ka premtuar sot Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës dhe Sportit.

Dumoshi e shoqëruar nga Halil Matoshi si dhe Muharrem Svarqa, janë pritur në komunën e Ferizaj-t, nga kryetari Agim Aliu, ku është diskutuar për gjendjen e Kulturës dhe Sportit në këtë komunë si dhe për investimet e reja në këto sektore.

“Një ndër temat që diskutuam ishte edhe ndërtimi i Stadiumit të Ri dhe ne sot kemi marr zotimin nga ministrja se do të mbështesë̈ ndërtimin e Stadiumit të Ri, meritor për qytetarët, por mbi të gjitha për futbollistët dhe futbolldashësit ferizajas, stadium ky që do të jetë sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s” tha mes tjerash Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

“Ne e dimë që qyteti i Ferizajt, ka një histori, sidomos në pjesën e kulturës, andaj e gjithë biseda jonë e cila u shtri sot bashkë me Kryetarin dhe të tjerët ka qenë në pjesën kulturore, sportive dhe të trashëgimisë̈. Ne jemi në muajin e Trashëgimisë Europiane ku Ministria e Kulturës është duke bërë aktivitete me një agjendë shumë të ngjeshur, ne këtu kemi, trashëgiminë më të bukur të këngës folklorike, pra “Kosovarja Këndon”, ku u pajtuam që sa më shpejt të sillet dosja që komisioni ynë̈ ta fus në pjesën e trashëgimisë shpirtërore. Sa i përket teatrit, sivjet është 50 vjetori i Festivalit që e shënon Ferizaj. Ky është një jubile mjaft i rëndësishëm dhe ne jemi me projektin e restaurimit të Teatrit të Qytetit të Ferizajt” ku ndër të tjera ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shtoi edhe numrin e madh të organizatave kulturore në Ferizaj që mbështeten çdo vit nga MKRS si dhe projektet kapitale që po realizohen në Ferizaj, siç është Palestra e Sporteve në Greme, fushat e tenisit, pingpongut, pishina gjysmë olimpike, e që tashmë u dha konfirmimi për ndërtimin e Stadiumit të Ri të Qytetit me një kapacitet të madh e standardet më të larta sportive.”, tha Dumoshi.

Shpërndaje në: