Tjetër tërmet në Itali, deri tash 250 të vdekur e 365 të plagosur
Një tjetër tërmet i fortë (magnituda 4.8) ka tronditur Amatriçen në Itali. Lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të ditës së sotme dhe kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave të tjera.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar mes zjarrfikësve që po gërmojnë ende në kërkim të personave të humbur.
Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje të tjera më të lehta.
Të dhënat e fundit të Departamentit të Mbrojtjes Civile flasin për 250 viktima dhe 365 të plagosur nga tërmetet që tronditën të mërkurën qendrën e Italisë.



