Tmerr: 45 vjeçari nga Prizreni akuzohet se e përdhunoi seksualisht nipin 8 vjeçar

Tmerr: 45 vjeçari nga Prizreni akuzohet se e përdhunoi seksualisht nipin 8 vjeçar

Nën masa të rrepta sigurie, është sjellë mbrëmjen e djeshme pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit.

Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja A. Papajani si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e djeshme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë,kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

Top Channel

 

Shpërndaje në: