Tmerr në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani: Një person gjuan me armë në sallën e ligjëratave, një i vrarë

Tmerr në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani: Një person gjuan me armë në sallën e ligjëratave, një i vrarë

Një person ka shtënë me armë në sallën e ligjëratave të Universitetit Heidelberg në jug – perëndim të Gjermanisë duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë. Sulmuesi që pas aktit vrau veten, u identifikua nga policia gjermane.

Ai është një 18 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Policia gjermane tha se sulmuesi ishte pajisr me dy armë derisa shtiu në drejtim të amfiteatrit të teatrit/

Policia u ka kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet afër zonës në mëmnyrë që t’u mundësohet shërbimit emergjent dhe policisë puna hetimore. Sipas mediave gjermane, sulmuesi nuk duket të ketë pasur motive religjioze ose politike.

Policia gjatë bastisjes së apartamentit të sulmuesit në qytetin e Manheim ka gjetur një mesazh në telefonin e tij në “ËhatsApp” ku tregohej për planin e tij pak para se të ndodhtë sulmi.

Shteti gjerman ka ndër ligjet më strikte sa i përket pajisjes me leje për armëmbajtje dhe këto lloje të sulmeve janë shumë të rralla./BBC/Periskopi

Shpërndaje në: